Po ndërtonin pa leje 3 objekte në Palasë, 11 në pranga, në kërkim investitori

Fotoja e shpërndarë nga Policia e Vlorës tregon tri objekte pa leje që po ndërtohen në fshatin Palasë në Dhërmi

Blutë kishin marrë informacion se punimet në kompleksin e investuar nga shtetasi Vezir Gjikolaj po zhvilloheshin në shkelje të ligjit, çka është vërtetuar nga kontrolli i ushtruar aty.

32 vjeçari nga Himara është shpallur në kërkim për  akuzen e ndërtimit të paligjshëm. 

11 persona që u gjetën duke punuar në ndërtimet pa leje u vunë në pranga në kushtet e flagrancës. Ata akuzohen për “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” 

'Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, të punësuar nga shtetasi Vezir Gjikolaj, po kryenin punime për ndërtimin e tri objekteve, në fshatin Palasë, Himarë" informoi policia.

Zbulimi i kompleksit pa leje në një prej zonave turistike të shumë lakmuara në bregdet ka evidentuar edhe dështimin e institucioneve që kanë për detyrë monitorimin e territorit.

Ndaj policia ka vënë nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës dy specialistët e IMT-së, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj.

Prej muajit qershor e në vijim, policia e Shtetit dhe IKMT vijojnë operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e ndëtimeve pa leje në vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil.

Pak ditë më parë, Ministri i Bredshëm lajmëroi se subjekt i operacionit do të jenë edhe ndërtimet e përjashtuara nga procesi i Legalizimit.

IKMT do të shembë edhe ndërtimet e cilësuara pa leje edhe në zonat e mbrojtura, dhe përgjatë rrugëve kombëtare