Sekuestrohen 32 kg kanabis në Lezhë, arrestohet babai, shpallen në kërkim 2 djemtë e tij

Policia e Lezhës ka sekuestruar 32 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Manati" u arrestua shtetasi V. N., banues në Manati, Lezhë, si dhe u bë shpallja në kërkim e 2 djemve të tij, shtetasve Sh. N. dhe S. N.

Sipas bluve, dyshohet se shtetasit e lartpërmendur janë posedues të 32 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që u gjetën dhe u sekuestruan gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër që ata e kishin në përdorim, ngjitur me banesën e tyre, në fshatin Manati, Lezhë.

Policia vijon punën  për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.