Lëkundjet e tërmetit/ Raportohet për dëme në disa fshatra të Bulqizës, banorët e trembur: U tund mirë 2-3 herë
Dy lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mëngjesin e sotëm, (29 tetor 2021) në vendin tonë.
Lëkundja e parë ishte me magnitugë 3.3 të shkallës Rihter, ndërsa lëkundja e dytë 4.5.
Epiqendra ka qenë në fshatin Topojan në bashkinë e Bulqizës, me një thellësi 10 kilometra.
Nga informacionet e para mësohet se në disa banesa në Zerqan, Goricë dhe Ostren të Bulqizës ka pasur dëme.
Ora News sjell video të banorëve të cilët të frikësuar kanë dalë jashtë shtëpive kur kanë ndjerë lëkundjet.
"U trembëm e dolëm jashtë, fuqi madhore nuk na pyet ne. Dolëm të gjithë nga lokalet dhe shtëpitë e ndenjëm jashtë deri sa u qetësuar gjendja. 2-3 herë u tund mirë."
"U frikësuam se nuk është lojë, është tërmet. Dolëm jashtë, çfarë të bënim. Ne ishim në lokal, dolëm jashtë të gjithë. Kishte lëkundje të forta. "
Lëkundjet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihetr u ndjenë rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Sizmiologu Edmond Dushi, në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora sqaroi se tërmeti i sotëm i orës 8 nuk ishte lëkundja e parë pasi që nga pasditja e djeshme në Shqipëri kanë rënë 9 tërmete të tjera. Lexo Cfare ka ndodhur?
