Pse Italia mbylli kufijtë me Shqipërinë? Shkak, edhe vaksina kineze

Më 26 tetor Italia mbylli kufijtë me Shqipërinë.

Hyrja nga Shqipëria në Itali lejohet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute, apo rikthim në banesën e rezidencës.

Gazetarja e Ora News nga Italia, Alba Kepi thotë se vendi ynë ka kaluar në listën "E" të Italisë, që do të thotë se shqiptarëve nuk u lejohet udhëtimi për turizëm në Itali.

Sipas gazetares një ndër arsyet të këtij vendimi për pos numrit të lartë të të infektuarve, është vaksinimi masiv i shqiptarëve me vaksinat që nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave, siç është vaksina kineze.

"Ka kaluar në listën e vendeve E  ( nuk lejohet të udhëtojnë për turizëm në Itali, udhëtohet vetëm për motive serioze, punë).

Shqipëria ka një nivel vaksinimi jo të mirë dhe shumica e qytetarëve janë të vaksinuar me vaksina që nuk njihen nga Agjencia Europina e Barnave", u shpreh Alba Kepi në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.