Kryeprokurori Olsian Çela vizitë zyrtare në Hagë, shoqërohet dhe nga kreu i SPAK

Prokurori i  Përgjithshëm, Olsian Çela, nis sot një vizitë zyrtare  dy ditore në Hagë, Holandë (28-29 tetor) me rastin e çeljes se zyres te Prokurorit të parë Ndërlidhes të Shqipërisë pranë Eurojust.

Prokurori i Përgjithshëm do të zhvillojë takime me drejtues të sistemit të prokurorisë në Holandë dhe Eurojust. Pjese e delegacionit shqiptar është drejtuesi i SPAK dhe prokurorë.