Superkupa e Italisë shtyhet sërish, ja data e mundshme për Inter-Juventus

Pasi u sfumua zhvillimi i ndeshjes Inter-Juventus në Arabinë Saudite për Superkupën e italisë, u tha se data 5 Janar do të ishte për duelin mes tyre në “San Siro”.

Tani sipas shtypit italian, as ajo datë nuk është e përshtatshme për shkak të festave që do të thoshte më pak tifozë në stadiume dhe tani po mendohet një datë tjetër.

12 Janar duket më e favorizuar nga Liga e Futbollit e më pas si alternative do të ishte 19 Janari por data e parë është “ok” për shumë arsye.

Do të ketë më shumë tifozë në stadium dhe nuk do të shtyheshin tre ndeshje të Serisë A pasi edhe Milani përfshihet duke qenë se ka ndeshjen me Romën po në “San Siro”.

Me Arabinë Saudite që pritet të jetë opsion për edicionet e ardhshme, “San Siro” është impianti i përzgjedhur për duelin Inter-Juventus që do të dorëzojë trofeun e parë sezonal teksa për zikaltërit do të ishte një javë e zjarrtë.

E nis me Lazion, në mes Superkupa me Juven dhe më pas Atalanta në Bergamo pa llogaritur që një datë e afërt me këto do të jetë edhe ndeshja e raundit të dytë të Kupës së Italisë./Ora News/.