Dënime me burg dhe përjashtime përjetë nga stadiumet për incidentet në Marseille-PSG
Klasikja Marseille-PSG u shoqërua me një njollë të madhe për futbollin francez pas incidenteve të rënda para dhe gjatë ndeshjes në “Velodrome”.
Në një situate të tillë ku 21 persona u arrestuan, Prokuroria e këtij qyteti ka dhënë disa dënime të forta ndaj huliganëve ku përfshihen burgim, përjashtim përjetë nga stadiumet, gjoba etj. Siç mësohet sot, më shumë se 10 tifozë janë dënuar me 2 vjet burg dhe shoqërim të dënimit me përjashtim përjetë nga stadiumet e futbollit.
Mbi ta rëndon akuza e dhunës, degradimit, fyerjes dhe rebelimit ndaj policisë dhe përdorim i paligjshëm i lëndëve plasëse. Tre tifozë të tjerë u dënuan me 5 muaj burg me kusht, një tjetër me 6 muaj arrest shtëpiak teksa dy të tjerë me 600 euro gjobë.
Në klasiken, Marseille-PSG fotoja ku Neymar mbrohet me police me skafandër duke gjuajtur një korne, bëri xhiron e botës ndaj dhe përgjigja e prokurorisë ishte e ashpër ndaj tifozëve të tillë./Ora News/.
