Memorandum bashkëpunimi mes KMSH-së dhe Arabisë Saudite
Është firmosur një memorandum bashkëpunimi mes KMSH-së dhe mbretërisë së Arabisë Saudite.Në përmbyllje të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Ministri i Çështjeve Fetare në Arabinë Saudite tha se thellimi i raporteve mes dy vendeve dhe ndarja e eksperiencave do të nxjerrë në pah akoma më shumë vlerat e islamit.Ndërkohë Bujar Spahiu, kryetari i Komunitetit Mysliman bëri thirrje për ruajtjen dhe përçimin e dialogut ndërfetar.
U finalizua këtë të mërkurë firmosja e një memorandumi të përbashkët bashkëpunimi mes KMSH-së dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, iniciativë kjo e planifikuar dy vite më parë por e penguar nga situata pandemike.
Bujar Spahiu, kryetari i Komunitetit Mysliman u shpreh se thellimi i raporteve mes dy vendeve dhe ndarja e eksperiencave do të nxjerrë në pah akoma më shumë vlerat e Islamit.
Vëllazëria, bujaria e paqja janë qëllimet që na bëjnë bashkë.
Ministri i Çështjeve Fetare në Arabinë Saudite vlerësoi harmoninë e dialogun ndërfetar në Shqipëri, duke vënë theksin tek roli i rëndësishëm që luan KMSH.
Megjithatë ai ndau dhe situatën fetare në vendin e tij, ku feja është përdorur nga grupe terroriste, por kanë luftuar shumë për të pastruar çdo foltore të xhamive.
Një ditë më parë Ministri i Arabisë Saudite u prit në një takim nga kryeparlamentarja Nikolla dhe presideni Meta me fokus intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore e fetare me Shqipërinë.
