Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë, shkon në 500 numri i qytetarëve që kanë marrë mjekim në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2021, 10:06
Situata e krijuar nga helmimi masiv në Krujë mbetet shqetësuese për të katërtën ditë radhazi.
Ka shkuar në 500 numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Krujës deri mëngjesin e sotëm me shenja helmimi.
Mjekët thonë se qytetarët të cilët kanë marrë ndihmën e parë janë kthyer në banesa.
"Të tre fëmijët i kam me temperaturë, nuk kanë shkuar në shkollë.E kemi blerë këto ditë, s'ka ardhur askush të na pyesë kemi apo nuk kemi ujë," thotë një e moshuar.
"Këtu është bërë një depozitë e re në mal, janë 2 linja. S'na ka ardhur uji ka dy ditë."
Ujësjellësi i ri i Krujës kushtoi 376 milionë lekë dhe u inaugurua nga kryeministri Rama vetëm një muaj para zgjedhjeve.
