"Kruja në emergjencë epidemiologjike", Vasili: Ku është zhdukur shteti dhe Inspektoriati Sanitar?!
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me helmimin masiv të ndodhur në qytetin e Krujës prej mëngjesit të djeshëm, 25 tetor.
Vasili shkruan se institucionet shtetërore janë "zhdukur" përballë kësaj situate emergjente.
Sipas tij qytetarët janë lënë përfundimisht në mëshirë të fatit nga Rilindja.
Postimi i plotë:
Kruja ne emergjence epidemiologjike, po ku eshte zhdukur shteti dhe Inspektoriati Sanitar?!
Emergjenca ne Kruje ku qindra qytetare jane helmuar dhe uji i ndotur e jashte kontrollit eshte shkaku kryesor duket qartazi qe eshte nje emergjence shume serioze ne shume aspekte.
Emergjenca shendetesore patjeter eshte me kryesorja pa asnje diskutim.
Por eshte shume e rende gjithashtu, qe shteti nuk ekziston më si kontrollues dhe monitorues i ujit te pijshem dhe te gjithe objekteve qe lidhen me te.
Ligji 7643 " Per Inspektimin Shendetesor" thote qarte:
Neni 13
Inspektorati Sanitar Shtetëror kontrollon:
b) pastërtinë e tokës në qendrat e banuara, të ujrave sipërfaqësore, furnizimin e popullsisë me UJË TË MJAFTUESHËM DHE
HIGJENIKISHT TE PASTËR, trajtimin e mbeturinave, objektet e shërbimit publik dhe zbatimin e normave sanitare në qendrat e banuara".
Po ku eshte zhdukur Inspektoriati Sanitar, kush e drejton, perse nuk ka zë ky inspektoriat?
Cfare ka kontrolluar Inspektoriati?
Cila eshte situata sanitare e ujesjellsit te inauguruar vetem pak muaj me pare nga kryeministri?
Ku jane raportet e perditshme te monitorimit te ujit te pijshem?
Pse situata u la teresisht jashte kontrollit?
Asgjesimi i te gjitha institucioneve te ngarkuara me ligj dhe asgjesimi i funksionimit te ligjit eshte FAKT.
Pasojat rane te gjitha mbi qytetaret.
Raportimi publik per ngjarjen nga qeveria eshte thjesht nje komunikate propagandistike politike pa asnje seriozitet shteteror dhe pa asnje referim ligjor, s'ka asnje reference per veprimet ne vater dhe identifikimin urgjent te pergjegjesive.
Po prokuroria ku eshte zhdukur?
Qytetaret jane lene perfundimisht nga rilindja ne meshire te fatit dhe te antiligjit.
