Mbërrijnë 117 mijë doza të tjera të vaksinës “Pfizer” në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2021, 19:35
Në vendin tonë kanë mbërritur 117 mijë doza të tjera të vaksinës ‘Pfizer’.
Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se në vendin tonë deri më tani kanë mbërritur 2,496,960 vaksina.
“Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.”- shkruan Manastirliu.
