“Babai heroi ynë’, Psikologu: Dikur për burrat ishte turp të mbanin fëmijën, sot u ndërrojnë pelenat
Të ftuar në emisionin e pasdites “Jeto me Orën” ishin tre baballarë të rinj të cilët treguan për përjetimet e para të të qenit baba dhe përgjegjësit që shtohen.
Ndërsa ne rritemi, kalojmë nëpër shumë gjëra në jetë dhe mbledhim përvoja të ndryshme, marrëdhënia jonë me baballarët pëson shumë ndryshime.
“Kam pasur fatin që jam bërë baba në moshë të re në moshën 26 vjeçare, më ndryshoi gjithçka në jetë” u shpreh gazetari.
Një baba bëhet mik, mësues dhe hero. Por ajo që mbetet e njëjtë është se ai dëshiron që ne të jemi të lumtur përgjithmonë. Ne mund ta kuptojmë ose jo gjithmonë, por ai e njeh dhe ndjen frikën dhe dhimbjen tonë.
Ai qëndron në heshtje si një mburojë për të siguruar më të mirën për familjen e tij, madje pa treguar shqetësimin në fytyrë.
“Koncepti për jetën gjithçka ka ndryshuar, prindi duhet të jetë prezent në rritjen e fëmijës, e ushqejmë i ndërrojmë pelenat dhe kjo është gjëja me e mirë”-u shpreh psikologu Shehu.
Ndërsa Elsamedi tregon i emocionuar për veprimet e para që vajza e vogël e tij ka bërë edhe pse ende 9 muajshe.
“Ato veprimet e para të saj buzëqeshja, sytë ëmbëlsia është diçka që e përjetojmë shumë, sa hapet dera kur shkojë në shtëpi reagon direkt dhe kjo është një lumturi e madhe” u shpreh Elsamedi. Ndërsa sa për detyrat që të dy prindërit kanë dhe sesi i kanë ndarë ato, të ftuarit u përgjigjën me humor.
“Veç ndryshimit të rutinës ditore nuk është se e kemi vënë re, një ndarje të dy kemi qenë prezent dhe kemi plotësuar njëri tjetrin” u shpreh Everesti.
Psikologu tregoi gjithashtu se edhe tek ata nuk ka pasur një problem në ndarjen e detyrave.
“Bashkëshorten e kam infermiere dhe normalisht ajo di më tepër ndërsa unë kam qenë më I përfshirë emocionalisht më tepër, ndaj ndonjëherë duke e penguar në punën e saj” u shpreh Shehu.
Të pyetur nga moderatorja Ana Kallaku se a ndjejnë këtë dilemën nëse po e bëni rolin e prindërimit si duhet, baballarët treguan konfuzitet.
“Kemi gjetur teknika që të plotësojmë çdo gjë, ne për vajzën kemi edhe dado dhe ajo na duket si një person në na jep një siguri, sepse prindërit e kanë shumë të vështirë të jenë gjithnjë kohën aty.” u shpreh producenti. Përjetimet gjithashtu larg fëmijës janë shumë të vështira, kështu u shprehën dhe tre baballarët në studio.
“Shyqyr që kemi këto video-call sepse puna më mban larg.” përfundoi psikologu.
