"E mbajta në krahë teksa po vdiste" Momenti i fundit para se të vritej në shesh xhirimin e filmit me aktorin Alec Baldwin

Përgjegjësi elektricist i filmit "Rust" ka publikuar në rrjetet sociale foton e fundit që ka bërë me drejtoreshën e fotografisë, Halina, pak para se 42-vjeçarja të vritej aksidentalisht nga të shtënat fatale, nga aktori i njohur për publikun, Alec Baldwin.
Elektriçisti, Serge Svetmoy ndodhej pranë gruas fatkeqe në momentin kur ajo u qëlluan nga arma, që e vra gjatë xhirimeve të filmit brenda kishës.
Fotoja e 42-vjeçares me elektriçistin është bërë ditën e incidentit fatal.
Në foto brenda rrethit të kuq duket Halina duke mbajtur një aparat fotografik, ndërsa Alec Baldwin qëndron i rrethuar nga anëtarët e ekuipazhit në mjedisin e kishës me ndriçim të dobët.

Serge përshkruan momentin e tragjik kur mbajti Halinën në krahë, teksa 42-vjeçarja kishte gjakderdhje në krah.
U qëllua në gjoks, u rrëzua dhe tha "nuk i ndjej këmbët", ndërsa regjisori u plagos.

Në një postim rrëqethës në rrjetet sociale, elektricisti shkruan krahas fotos me Halina " Negilzhencë dhe mungesë profesionalizmi", duke akuzuar menaxherët dhe përgjegjësit e xhirimeve se nuk e bënë punën, ashtu siç duhet.
Ndër të tjera ai shkruan: “Po, unë qëndrova krah për krah me Halinën gjatë të shtënës fatale që i preu fillin e jetës dhe plagosi regjisorin Joel Souza. E mbajta në krahë ndërsa po vdiste. Gjaku i saj ishte në duart e mia. Uroj që askush mos të kalojë atë që kam kaluar unë, atë që ka kaluar bashkëshorti i saj, Matt Hutchins, djali i saj, por edhe aktori Alec Baldwin, të cilit i është dhënë një armë në xhirime. Ai duhet të jetojë me mendimin se ka marrë jetën e njeriut për shkak të njerëzve joprofesionistë”.

