Jo vetëm ngjason si Elton John por dhe luan piano si ai, Videoja që po çmend rrjetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2021, 20:39
Një merimangë "e adhurueshme" që ngjan me Elton John është gjetur në Australi, duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Në pamjet e postuara së fundmi në një faqe në Facebook për entuziastët, merimanga e vogël duket sikur mban syze dielli të rrumbullakëta të zeza, madje duket se po luan një piano imagjinare.
"Kjo është e adhurueshme," komentoi një person, ndërsa një tjetër pa shpejt lidhjen me ikonën e muzikës, duke shkruar: "Elton John nëse do të kthehej në merimangë."
Merimanga që është identifikuar si një kërcyese e shtëpisë femër me brez të bardhë, gjendet kryesisht në bregun lindor të Australisë.
