Një grusht dhe nokaut, më pas e tërheq zvarrë jashtë qendrës tregtare, Shikoni çfarë filmuan kamerat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2021, 00:16
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një punonjës i sigurisë së një qendre tregtare në Angli godet me grusht një djalë të ri me ngjyrë.
Mjafton një grusht dhe djali i veshur me të bardha përfundon në tokë pa ndjenja.
Punonjësi i sigurisë e merr dhe e nxjerr jashtë dhe më pas një tjetër i jep dhe telefonin.
Nga pamjet duket se ai ende nuk e ka marrë veten.
Incidenti ndodhi në qytezën Shoesburyness në afërsi të Essexit. Zëdhënësi i policisë është shprehur se po hetohet ngjarja.