Tragjedi në shesh xhirimi/ Aktori i njohur vret aksidentalisht me armë drejtoreshën e fotografisë, plagos regjisorin

Një grua humbi jetën kur gjatë xhirimeve të filmit të ri me protagonist aktorin e njohur Alec Baldwin, u qëllua nga ky i fundit aksidentalisht me armë zjarri.

Gjithashtu është plagosur edhe regjisori i filmit.

Incidenti ndodhi  në Western Rust në Nju Meksiko ndodhi, kur Alec Baldëin qëlloi me një armë që dyshohet se kishte një plumb.

Viktima është 42-vjeçarja Halyna Hutchins, e cila punonte në film si drejtoresh fotografie, ndërsa 48-vjeçari i plagosur është Joel Souza, regjisori i filmit.

Tragjedi në shesh xhirimi/ Aktori i njohur vret aksidentalisht me armë

Menjëherë gruaja u dërgua në spital, por për fat të keq humbi jetën, ndërsa regjisori i filmit po trajtohet në spital për plagët e marra.

Tragjedi në shesh xhirimi/ Aktori i njohur vret aksidentalisht me armë

Gjithçka ndodhi në Bonanza Creek Ranch, një vend i njohur për xhirime në New Mexico.

Për ngjarjen tragjike ka nisur hetimi. Megjithatë, Alec Baldwin ende nuk është ndjekur penalisht.

Gazeta Santa Fe New Mexican raportoi se Alec Baldwin u pa jashtë zyrës së oficerit të policisë  në New Mexico duke qarë për atë që kishte ndodhur.

/Ora News/