FOTO/ Dita e dytë e përmbytjeve në Itali, rrugë të përmbytura e rrëshqitje dheu,1 viktimë

Italia po përballet me kushte ekstreme të motit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu  në Siçili dhe Kalabri. Mediet italiane bëjnë me dije se rajoni i Siçilisë ka shpallur vendin në "alarm të kuq".

FOTO/ Dita e dytë e përmbytjeve në Itali, rrugë të

Një 67-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e motit të keq që ka pushtuar jugun e vendit fqinj.

I moshuari rezultonte prej 2 ditësh i humbur së bashku me bashkëshorten e tij në Katania të Italisë.

FOTO/ Dita e dytë e përmbytjeve në Itali, rrugë të

Trupi i pajetë i  67-vjeçarit është gjetur në një lulishte, shumë larg zonës ku u pa për herë të fundit, pasi makina e tij ishte përmbytur nga uji.

Mësohet se reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati  e të vërshojnë rrugëve të qytetit.

Pamjet e përmbytjeve të shpërndara në rrjete sociale tregojë rrugët e kthyera në lumenj dhe makinat nën ujë.

FOTO/ Dita e dytë e përmbytjeve në Itali, rrugë të

Në fshatrat ku kultivohen agrume, toka nuk është më në gjendje të thithë ujin e tepërt dhe tani vetëm majat e pemëve kanë mbetur jashtë baltës. Dëmi aktualisht është i pallogaritshëm.

“Nuk ka viktima apo të lënduar. Alarmi është i kuq”, thotë drejtori i departamentit rajonal të Mbrojtjes Civile Salvo Cocina.

FOTO/ Dita e dytë e përmbytjeve në Itali, rrugë të