Video/ Momenti kur punëtori i sigurimit "fluturon" me grusht klientin i cili donte të hynte në restorant pa maskë
Ky është momenti kur një klient agresiv, të cilit iu refuzua hyrja në një restorant për shkak të mosmbajtjes së maskës, rrëzohet pasi qëllohet me grusht nga punonjësi i sigurimit.
Videoja e cila është bërë virale në mediet sociale, tregon klientin i cili kundërshton një punonjës të restorantit pasi nuk po e lejonte të hynte pa maskë.
Burri mund të dëgjohet duke i bërtitur anëtarit të stafit dhe duke e akuzuar atë për 'diskriminim' ndaj tij.
Punonjësi thjesht iu përgjigj 'është urdhër!'
Teksa po dilte nga restoranti, një klient i moshuar dëgjohet duke thënë 'vetëm largohuni, zotëri', gjë që rindezi zemërimin e burrit.
Burri u fut përsëri në restorant dhe e shtyu klientin me flokë të thinjura. Klientët e tjerë i dolën në mbrojtje të moshuarit dhe formuan një barrierë midis tij dhe agresorit.
Në këtë moment punonjësi i sigurimit vrapoi dhe e goditi me grusht duke e "fluturuar" drejt derës.
Klienti agresiv u largua duke bërtitur "ky është sulm!"
Tema e mbajtjes së maskave është bërë një nga çështjet më përçarëse të Amerikës në javët e fundit.
