Kërkohej nga Italia, arrestohet 40-vjeçari në Shijak. Akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 09:16
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtare është arrestuar nga policia e Durrësit.
Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.
