Tufa: Skënderbeu në pozitë të vështirë, do të luftojë shumë më keq se sezoni i kaluar për mbijetesë

Gazetari Bashkim Tufa i ftuar në studion e "Ora Sport" në RTV Ora u shpreh se skuadra e Skënderbeut pas humbjes me Dinamon është në një pozitë të vështirë.

Në gjykimin e Tufës, Skënderbeut do t'i duhet të luftojë për mbijetesë.

Tufa: Dinamo e meritoi fitoren, luajti më mirë se sa Skënderbeu. Skënderbeu është në një pozitë shumë të vështirë, të paktën pas kësaj humbjeje. Në këndvështrimin tim është nga skuadrat që do luftojë për mbijetesë, do luftojë shumë më keq se sa sezoni i kaluar. Nëse vjet ishin 2 skuadra të profilizuara si Apolonia dhe Bylisi për të rënë, sot nuk ka më 2 skuadra. Këto që kanë hyrë kanë një staturë më të lartë.