Video/ Atalanta pa Gjimshitin barazohet në “frymën” e fundit nga Udinese

Atalanta bën një hap fals në Serinë A. Kur dukej se zikaltërit kishin nisur marshimin për kreun e tabelës me rezultate të mira marrin një barazim dramatik ndaj Udineses në shtëpi.

Pa Gjimshitin në skuadër prej kohësh, mungesë e madhe e pranuar dhe nga Gasperini, vendasit bëjnë mirë dhe kontrollojnë lojën në pjesën më të madhe por vetëm në 56’ arrijnë të gjejnë avantazhin me Malinovskyn.

Goli e tërheq disi mbrapa Atalantën që krijoi edhe raste të tjera por Udinese duke rritur presionin në minutat e fundit, arrin të gjejë barazimin.

Ishte aksioni i fundit i ndeshjes, madje Gasperini i nxehur doli dhe me të kuq, teksa Beto kërceu më lart nga të gjithë për të mbyllur 1-1 sfidën në momentet e fundit./Ora News/.