Man. City nuk i ndahet Chelseat në renditje, dominon 4-1 Brighton (Video)

Për Man. City vjen fitorja e dytë radhazi në Premier League që konfirmon formën e mirë të skuadrës së Guardiolës.

Në transfertën ndaj Brighton, Citizens dominuan me fitoren 3-1 por llogaritë i mbyllën që në pjesën e parë duke shënuar golat  e fitores me Gungogan dhe dygolësh të Foden.

Pjesa e dytë ishte më shumë një kontroll i ndeshjes teksa në minutat e fundit shënoi Mcallister për vendasit me penallti dhe në 94’ mendoi Mahrez për ta mbyllur sfidën me rezultatin 4-1.

Me këtë sukses, Man. City mbetet pas Chelseat në renditje me 2 pikë më pak./Ora News/.