Video/ Simeone me “poker” golash mposht i vetëm Lazion. Rikthehet te fitorja Fiorentina

Fitorja me Interin duket sikur është aq e largët për Lazion pasi bardhekaltërit zhgënjyen në Europa League ndërsa tani pësojnë një humbje të shëmtuar në transfertën me Veronën. Skuadra e Sarrit që kishte zgjedhur vetëm Hysajn titullar nga shqiptarët u mund 4-1 nga Verona ose më saktë u mund nga Giovanni Simeone.

Sulmuesi argjentinas, djali i trajnerit të famshëm, Diego Simeone ishte heroi i ndeshjes teksa me “poker-in” e tij i dha 3 pikët vendasve ku shënoi edhe ndërsa Immobile ishte autori i golit të vetëm për Lazion.

Në ndeshjen tjetër, Fiorentina rigjeti fitoren që e nxjerr nga situata e vështirë ndërsa Vlahoviç duket se bëri paqe me tifozët. Vjollcët fituan me rezultatin e pastër 3-0 me Cagliarin e Mazzarrit duke mbetur afër zonës së Europës në renditje./Ora News/.