Video/ Ismajli shkakton autogol pa pasoja te Empoli, 3 pikë edhe për Sassuolon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2021, 21:05
Empoli i shqiptarëve arriti një fitore të rëndësishme për objektivat e mbijetesës për skuadrën e Andreazzolit. Në transfertën ndaj Salernitanës, praktikisht ekipi më i dobët për momentin në Serinë A, Empoli arriti të fitonte thellë 4-2 duke rigjetur 3 pikët dhe fitoren pas 2 humbjeve radhazi.
Me Ismajlin titullar, ndërsa në stol Bajrami, Asllani dhe Samir Ujkani, mbrojtësi kuqezi ishte i pafat teksa bëri një autogol që gjithsesi nuk ndikoi sepse ndeshja praktikisht ishte e mbyllur me 4 golat Empolit.
Në sfidën tjetër, Sassuolo gjithashtu u rikthye te suksesi në Serinë A me fitoren me përmbysje 3-1 ndaj Venezias. Berardi, autogol i Henry dhe Frattesi zhvlererësuan golin e shpejtë të miqve të shënuar nga Okereke./Ora News/.
