Drejt përfundimit stadiumi i Kukësit, shtrohet qilimi i blertë
Stadiumi i Kukësit është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në facebook nga procesi i mbjelljes së barit.
"Mirëmëngjes dhe me qilimin e blertë të Stadiumit të Kukësit që përmbyll edhe këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit kuksian, ju uroj një fundjavë të mbarë".
Edhe kryetari i Bashkisë Kukës dhe njëkohësisht dhe Presidenti i ekipit të Kukësit, në një intervistë ekskluzive për RTV Ora pati deklaruar se stadiumi do të jetë gati brenda këtij muaji.
"Brenda muajit do të rikthehemi në stadiumin tonë. Do pritet afati i fushës, se natyrisht stadium nga ana ndërtimore ka përfunduar. Mendoj se nga data 15-20 Nëntor do luajmë në stadiumin tonë".
Gjici thotë se ndërtimi i stadiumit është me standarde të UEFA-s.
"Stadiumi për Kukësin është një vlerë e shtuar. Është me standarde të UEFA-së".

