Reagon AIBA: Kosova të mos trajtohet ndryshe në Botërorin e Boksit

Problemet që u shkaktuan sot në kufirin Kosovë-Serbi ku boksierët dardanë nuk u lejuan të futeshin në territorin serb për të marrë pjesë në Botërorin amator të boksit, kanë sjellë edhe reagimin e Federatës Ndërkombëtare të Boksit.

Kosova është anëtare prej kohësh e AIBA-s dhe pas ankesës prej tyre për këtë situate ata kanë reaguar duke kërkuar që Serbia të pranojë delegacionin serb madje me simbolet e tyre.

“Federata e Boksit të Kosovës është anëtare e plotë e AIBA-s që nga nëntori i vitit 2014 dhe pritet të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit për meshkuj të AIBA-s. AIBA pret që delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës të mos trajtohet ndryshe nga delegacioni i çdo anëtari tjetër të AIBA-s.

AIBA synon të sigurojë një shtëpi mikpritëse për çdo boksier dhe bota e boksit nuk ka kufij. Ne besojmë se të gjithë atletët duhet të kenë një shans të drejtë për të garuar dhe për të demonstruar aftësitë e tyre më të mira në ring. Sporti synon të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politika kombëtare.

AIBA është në kontakt me organizatorin e ngjarjes për Kampionatin Botëror AIBA, Federatën Serbe të Boksit, në përpjekje për të korrigjuar situatën”, thuhet ne komunikate./Ora News/.

Reagon AIBA: Kosova të mos trajtohet ndryshe në Botërorin e