Longo sqaron zërat e largimit: Duhet të diskutonim, jam i lumtur te Kukësi

Disa ditë më parë në medie u tha se Diego Longo po i thoshte mirupafshim Shqipërisë duke u larguar nga pozicioni i trajnerit të Kukësit.

I ftuar në Ora Sport në RTV Ora Longo ka sqaruar zërat e largimit.

Longo: Ishte një moment që duhet të diskutonim dhe të flisnim për të ardhmen. Natyrisht tani jemi më mirë dhe po shkojmë më të fortë. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët dhe të gjithë klubin.