Zyrtare, Laçi emëron trajnerin e ri. Drejtimin e ekipit e merr Mirel Josa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2021, 22:03
Mirel Josa sërish do të punojë sërish në Abissnet Superiore. Pas eksperiencës që nuk shkoi mirë me Kukësin sezonin e kaluar, trajneri kryeqytetas është emëruar në krye të Laçit.
Këta të fundit kishin në stol në ndeshjen e fundit, Sero Nokën që ishte përkohësisht ndërsa sot bënë zyrtare marrëveshjen me Mirel Josën.
Pas aventurave me Skënderbeun, Tiranën dhe Kukësin, tani Josa do të provojë të tentojë të ngre lart një ekip si Laçi që vitin e kaluar luftoi deri në fund për titull.

“Zyrtare: Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me Mirel Josën. Eksperienca e tij besojmë se do të ndihmojë skuadrën tonë për të përmbushur objektivat sezonalë. Mirësevjen ne familjen bardh e zi Profesor Mireli”, ishte njoftimi i klubit kurbinas./Ora News/.
