Dinamo vuan për të rigjetur 3 pikë, Skënderbeu në krizë të thellë

Nuk kishte rezultat më të mirë se 1-0 për Dinamon për të harruar atë humbje me Vllazninë.

Duke pare kampionatin tepër të ekuilibruar, asnjë skuadër nuk garanton vahdimësi në krye me Dinamon që rikthehet në rrugën e fitores pasi mundi 1-0 Skënderbeun në Korçë. Për këta të fundit është një krizë e thellë ku ende janë pa fitore dhe ngrohin vendin e fundit në tabelë.

Në një ndeshje shumë të ekuilibruar në stadiumin e Korçës, gjithçka u vendos nga një gol i Chinedu në 70’ me një diagonale që mposhti portierin Rexhepi.

Duhet thënë që ishte një sukses i merituar për blutë kryeqytetas, që insistuan më shumë për fitoren dhe me këto 3 pikë a e Bledi Shkëmbit me këtë sukses ngjitet në vendin e pestë, vetëm dy pikë larg Tiranës, Teutës dhe Kukësit, që bashkëkryesojnë me nga 11 pikë./Ora News/.