Trajneri i Southampton: Broja lojtar shumë i rëndësishëm për ne, do të ketë shanse këtu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2021, 19:37
Ralph Hasenhuttl është nga ata trajnerë që vlerëson çdo lojtarë me talent dhe për Armando Brojën e ka deklaruar edhe më parë se nuk ka rëndësi që nuk është i Southampton dhe ka ardhur në huazim.
Trajneri i Southampton vlerëson lojtarin shqiptar dhe sot pas ndeshjes përsëriti se është i rëndësishëm për ekipin.
“Armando Broja por edhe Livramento janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne dhe janë afrime absolutisht pozitive që kemi bërë në verë. Ne e dimë se lojtarët e rinj mund të kenë një shans në klubin tonë. Ndeshja ishte pak e komplikuar por shënuam dhe kaluam në avantazh por ashtu siç shkoi më pas pjesa e dytë mendoj se barazimi është rezultati më i drejtë. Shpresoj që Broja të mos ketë asgjë serioze me kyçin e këmbës, pasi ndiente dhimbje dhe ndaj e zëvendësova”, deklaroi Ralph Hasenhuttl./Ora News/.
