Patos, vodhi paratë nga dyqani dhe u largua, prangoset 26-vjeçari
Vodhi i maskuar një sasi parash në një biznes në Patos dhe u largua vihet në pranga nga Policia.
Shtetasi K. S dhe ishte larguar menjëherë pas vjedhjes, është një person që ishte dënuar më parë për vjedhje.
“Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen "29 Marsi", Patos, një shtetas i maskuar kishte marrë një sasi parash në dyqanin e shtetasit K. S dhe ishte larguar, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar shërbimet e Stacionit të Policisë Patos bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin F. G., 26 vjeç, banues në Patos, (i dënuar me parë për vjedhje).” – njofton policia.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja".
