“Dhuro flokë, fal shpresë”, vajza e djem i bashkohen nismës

Mes lotësh dhe emocionesh të rritur dhe fëmijë dhuruan flokët, në kuadër të fushatës sensibilizuese ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit tek gratë.

Disa iu bashkuan kësaj fushate pasi kjo sëmundje u ka marrë njeriun e shtrenjtë ndërsa të tjerë për sensibilizim.

“Në kohën që mami im është operuar këto mundësi nuk ishin. Nuk arritëm dot të siguronim një paruke” tregon një vajzë.

“Dhuro flokë, fal shpresë”, vajza e djem i bashkohen

Mes vajzave ishte dhe një djalë që prej 5 vitesh kishte rritur flokët për ti dhuruar  në tetorin rozë.

Kurse 11 vjecarja, Jona erdhi enka nga Tropoja për të bërë dikë të lumtur me xhestin e saj.

“Dhuro flokë, fal shpresë”, vajza e djem i bashkohen

Këtë vit, në ndihmë të grave të diagnostikuara me kancer gjiri,  janë dhuruar mbi 100 proteza silikoni.

“Dhuro flokë, fal shpresë”, vajza e djem i bashkohen

Për vitin 2020, sipas OBSH janë regjistruar 936 raste në Shqipëri, nga të cilat, fatkeqësisht 260 kanë humbur jetën.