Berisha: Javën e ardhshme do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2021, 18:54
Data për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të njoftohet javën e ardhshme, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha nga 'Foltorja' me demokratët e Beratit. Berisha u shpreh se do të mblidhen sipas të drejtës statuore për t'i dhënë PD-së normat më të mira statutore që ajo meriton.
"Javën që vjen do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Do të mblidhemi sipas të drejtës statutore për t'i dhënë PD-së normat më të mira statutore që ajo meriton. Për të përcaktuar ju me referendum jo vetëm kryetarin, por edhe kryeministrin. Do vijë njëherë tek ju, që të jetë apo jo kryeministër", u shpreh Berisha.
Lideri historik i PD deklaroi gjithashtu se deri tani kanë firmosur mbi 50% e delegatëve për thirrjen e Kuvendit.
