Rama vë me "shpatulla pas murit" Kryebashkiakun Jorgo Goro: Himara, simbol i të fjeturit gjumë përballë plehut, e maskarallëkut
Kryeministri Edi Rama vë me shpatulla pas murit kryetarët e bashkive sa i takon menaxhimit dhe administrimit të mbetjeve.
Një problem i madh që do të vijojë të bëhet i madh. Një ndër bashkitë më problematike është ajo e Himarës dhe Rama tha se qeveria nuk do të rrijë më në këtë pozicion por do të ndërhyjë drejtëpërdrejtë
“Është bërë problem i madh dhe do jetë më i madh pasi çdo ditë rritet numri i turistëve. Ndërkohë përtej sezonit kemi pamjet që janë e përditshmja e dhimbshme e turpshme e bashkisë Himarë. Simbol i të fjeturit gjumë përballë plehut, e maskarallëkut.
Kemi zonat e mbrojtura dhe ato me rëndësi të veçantë historike e kulturore dhe tokën e bukës që nuk mund të jetë vend për të hedhur plehra" tha Rama.
Nuk u ndal me kaq.
Për çfarë përdoren paratë që jepen për administrimin mizerabël të plazheve? Ku shkojnë ato para. Si shpjegohet që pasi u jepet në administrim privatëve plazhet, e vetmja gjë që bëjnë ata është ëq të vendosin shenzlogë, çadrat, vënë dhe tarifat dhe rëra apo zalli tek Jorgua janë mbushur me letra, bishta cigaresh, qese. Kush i ka ato? Ju i keni? I kanë ata? Pse nuk pastrojë?"
"Himara që është bërë me një destinacion me fluks të jashtëzakonshëm, ndërsa në qendër duhet të ecësh përmes kazanëve të stërmbushur me plehra dhe duhet të bashkëjetosh me muzikën në kupë të qiellit dhe erën e plehrave"
"Një nga plazhet më të bukura të bashkisë Himarë janë bërë foto që kanë marrë globin ku pushuesit e kopetë me kuaj rrinë bashkë. Pushuesit në çadra e kuajt rreth plehrave" tha Rama në vijim të fjalës së tij.
Gjithashtu dhe zonat e mbrojtura dhe ato me rëndësi të veçantë historike e kulturore dhe tokën e bukës që nuk mund të jetë vend për të hedhur plehra.