Aksident tragjik në Egjipt, 19 viktima nga përplasja e kamionit me autobusin, shikoni videon
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Egjipt, ku si pasojë, pas përplasjes së një autobusi me një kamion kanë mbetur të vdekur 19 pasagjerë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur dje (20 tetor) në Kajro.
Raportohet se kamioni po ecte në kundravajtje dhe si rrjedhojë u përplas me autobusin, në të cilin shoferi dhe shumica e pasagjerëve gjetën vdekje të menjëhershme, dy nga tre të plagosurit vdiqën ndërsa u transportuan në spital, duke e çuar numrin e të vdekurve në 19.
Ky është aksidenti i dytë i madh automobilistik në të njëjtën zonë këtë javë, pasi vetëm tre ditë më parë, një kamion u përplas përsëri me një autobus që transportonte punëtorë nga zona Sakkara në qytet më 6 tetor, duke vrarë dy persona dhe plagosur tetë të tjerë .
Në raportin e sotëm, gazeta Al-Ahram thekson se aksidentet rrugore fatale ndodhin pothuajse çdo ditë në Egjipt, gjë që, sipas gazetës, është kryesisht për shkak të infrastrukturës rrugore të vendit.
حادث مروع على الطريق "#الدائري الأوسطي" يودي بحياة 19 شخصًا pic.twitter.com/XzZZsHoyia
— الجزيرة مصر (@AJA_Egypt) October 20, 2021


