Përgjimet për klandestinët futën në grackë dy shefat e policisë në Korçë
Me ardhjen e Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit duket se "dora e hekurt" është shtrirë në pastrimin e vetë efektivëve të Policisë që shkelin ligjin.
Përgjimet për klandestinët futën në "grackë" dy shefat e policisë së Korçës të cilët u pezulluan nga detyra ditën e sotme.
Shefi i komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi i qarkullimit Kelmend Pikuli janë pezulluar nga detyra, së bashku me 4 punonjës të tjerë të qarkullimit.
Burime për Ora News bëjnë me dije se të dy shefat janë hetuar nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm".
Hetimi po zhvillohej për çështjen e klandestinëve, por efektivët e Korçës janë konstatuar duke favorizuar shoferë të kapur në shkelje administrative.
Sipas informacioneve të siguruara, bëhet fjalë për 2 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative.
Rasti 1: Një drejtues mjeti, përfaqësues i një komuniteti fetar, u konstatua pas orës policore në qarkullim pas përfundimit të një riti fetar në një familje, dhe nuk verifikohej autorizimi për shkak të ngarkesës në sistemin E-Albania. Drejtuesi i mjetit kërkon të sqarojë situatën tek Gjokutaj, dhe ky i fundit e ka lejuar të largohet për pamundësi verifikimi.
Rasti 2: Një drejtues mjeti i konstatuar pa rripin e sigurimit në drejtimin e mjetit në qarkullim, ka marrë një masë administrative por mbetet e paqartë situata se për se është ngritur akuzë për këtë ngjarje.
NJOFTIMI I GJYKATES
Në funksion të proçedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur;
1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Çlirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
6. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
8. Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë./OraNews/
