Braçe ironizon vettingun për politikanët: Si ka mundësi që s’ka asnjë germë për politikanët e shpallur “non grata”
Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend projektligjin me disa ndryshime kushtetuese që lidhen me Vettingun e politikanëve.
Ndërkohë për këtë ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetet sociale ka ironizuar kërkesën e PD-së,
Ai thotë se në dokument, nuk ka asnjë rresht për politikanët e shpallur “Non Grata”, duke lënë të kuptohet se fjala është për Ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Postimi i Erion Braçes:
#VETING PER POLITIKANET?
HË MË JO?
Gjithe ato germa e gjithe ato rreshta, gjithe ai grup uristesh te shke..lqyer dhe;
ASNJE GERME E ASNJE RRESHT PER KRITERIN: POLITIKANE TE SHPALLUR NON GRATA NGA SHBA!!
Po si ka mundesi? Se kjo eshte e thjeshte e gatshme!
Ka nje rast;
Kur je bul dhe vazhdon lojen luftash!
PD kërkon që të 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti, Kryeministri, Ministrat dhe Guvernatori i Shqipërisë ti nënshtrohen vettingut në të njëjtën formë siç është vepruar me gjykatësit e prokurorët.