Berisha: Qeveria e ka shkaktuar vetë krizën energjitike, kanë shitur energji lirë për të vjedhur
Nga “Foltorja” e radhës nga Dibra, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se qeveria e ka krijuar vetë krizën energjitike.
Ai tha se ky ka qenë ndër vitet më të mira sa i takon prodhimit të energjisë, por ajo është shitur lirë duke thënë se zyrtarët kanë vjedhur.
Berisha: Kjo qeveri e krijoi vetë krizën energjitike. Ky ka qenë viti ndër më të mirët dhe të mbarët në prodhimin e energjisë. Ndoshta për herë të parë, falë prodhimit të energjisë është prodhuar 7.2 mld kilovat/orë dhe ka eksportuar 1,3 mld kilovat/orë. Kanë ndarë paret me njeri-tjetrin dhe kanë shitur energjinë me 40 euro në një kohë që në bursë shitej 130 euro. Dhe tani e blejnë me 250 euro.
Kjo ëhstë katastrofë e krijuar nga vjedhjet nga qeveritarët me në krye kreun e Meduzës. Çmimi i rrugëve, me buxhetin e shtetit kushtojnë 8-11 herë më shumë se sa ndërtohen nga Komisioni Evropian. Paratë e buxhetit i vjedhin. Pandemia ishte e përbotshme, por ne numërojmë 16800 jetë të humbura gjatë saj. Numërojmë më shumë se çdo vend tjetër në Evropë.
