Komisioni i Ligjeve miraton platformën “Shqipëria që duam”, opozita: Formë e re diktatoriale

"Shqipëria që duam", e krijuar si platformë ku paraqiteshin ankesat, tashmë do të veprojë e organizuar në ligj.

Në Komisionin e Ligjeve, mazhoranca e konsideroi si një formë bashkëqeverisje ku çdo kush mund të marrë pjesë madje dhe për të diskutuar projektligjet.

“Është një mundësi shumë e mirë e normuar edhe me ligj tashmë, në mënyrë që qytetarët të gjejnë të drejtën e tyre apo të japin kontributin e tyre demokratik.”

Në agjenci do të angazhohen 25 punonjës që do të marrin në shqyrtim ankesat.

“Në total agjencia ka 25 punonjës për bashkëqeverisjen.”

Për opozitën kjo është një formë e re diktatoriale.

“Ka pasur një agjenci të ngjashme në Venezuelë dhe arriti të shkatërrojë gjithë sistemin dhe e çoi në vendin më të varfër.”

Madje duke e konsideruar edhe si shkelje të Kushtetutës.

“Shteti shqiptar ka rreth 180 mijë punonjës të administratë për të ofruar shërbime kundrejt qytetarëve.”

“Ju doni ta hiqni gjykatën administrative? Ta heqim me ligj dhe kështu do të jemi në rregull.”

Pavarësisht kundërshtimeve me votat e mazhorancës por dhe me të opozitës kundër, projektligji për bashkëqeverisje do të kalojë për tu votuar në parlament.