Në Tiranë u reduktuan urbanët, qytetarët të irrituar: Presim tre orë në stacione

Reduktimi i flotës së urbanëve nga Shoqata e Transportit ka sjellë vështirësi për qytetarët të cilët u ndeshën me radhë të gjata në stacione dhe grumbullime në shkelje të masave anti-Covid. Qytetarët bëjnë përgjegjës kryebashkiakun Veliaj dhe i kërkojnë të marrë masa pasi thonë se ka rritur biletën por cilësia e shërbimit është përkeqësuar si pasojë e mbingarkesës dhe pritjeve të gjata në stacione.

Kjo është pamja që ndeshen qytetarët në orët e para të mëngjesit në ditën e parë të reduktimit të mjeteve të transportit urban.

Autobusët janë të tejmbushur aq sa dyert mezi mbyllen ndërsa shumë qytetarë janë detyruar që të lëvizin në këmbë.

“Në këmbë erdha. Erdha me linjën autotraktori”

Pasagjerët kanë pritur me orë, ndërkohë që kjo situatë më e vështirë ka qenë për të moshuarit.

"Kam dy orë, s'ka autobusë. Kam tre orë. Kam një orë. Ka shumë ngarkesë.”- shprehen qytetarët

Thonë se për të arritur në kohë në punë detyrohen të dalin nga shtëpia më shumë se një orë para.

“Duhet të dalë një orë para. Kam qëndruar te Tirana e re treçerek  ore duke pritur.”

Qytetarët bëjnë përgjegjës kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili rriti çmimin për një shërbim më të mirë ndërsa kushtet lënë për të dëshiruar.

“Qëkur ka ardhur Erion Veliaj, rriti çmimin e biletës për të përmirësuar transportin urban, nuk bëri asnjë ndryshim. Shërbimi urban në kryeqytet është si para 20 vitesh. Erion Veliaj duhet të ik sa më parë. Bashkia dhe shteti te sistemojnë njerëzit. “-shprehen qytetarët.

Vetëm një ditë pas vendimit për të operuar me 50% të kapaciteteve, Shoqata e Transportit Urban u shpreh se janë neglizhuar nga institucionet dhe nëse nuk marrin përgjigje deri më 1 nëntor do të shkurtojnë kapacitetin në 20% e flotës së urbanëve.

“Ne e kemi paralajmëruar këtë reduktim prej shumë kohësh nëse nuk do të merren masa. Ne do të shkojmë në reduktim për dy arsye, për aspektin ekonomik dhe për mungesën e stafit.”

Pas protestave për mosplotësimin e kushteve edhe Shkodra rrezikon të mbetet pa transport urban.

“Ajo që ne kërkojmë është normalizimi qarkullimit në qytetin e Shkodrës dhe kryesore është subvencionimi i kategorive në nevojë."

  •    
    Në Tiranë u reduktuan urbanët, qytetarët të irrituar:
     
  •    
    Në Tiranë u reduktuan urbanët, qytetarët të irrituar:
     
  •    
    Në Tiranë u reduktuan urbanët, qytetarët të irrituar:
     
  •    
    Në Tiranë u reduktuan urbanët, qytetarët të irrituar:
     
  •    
    Në Tiranë u reduktuan urbanët, qytetarët të irrituar:
     
  •    
    Në Tiranë u reduktuan urbanët, qytetarët të irrituar:
     
  •    
    Në Tiranë u reduktuan urbanët, qytetarët të irrituar: