Ndryshimet në Polici/ Hroni: Duhet të mbështeten në studime, Nano kërkon ballafaqim me problematikat

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur ndryshime të reja në radhët e uniformave blu duke prekur edhe shefat e disa sektorëve në drejtorinë e përgjithshme. 

Në lidhje me këtë, Drejtori ekzekutiv të Institutit për Demokracinë dhe Ndërmjetësim, Sotiraq Hroni, një intervistë për Ora News, është shprehur se ndryshimet në ligjin e policisë duhet të mbështeten në studime, pasi sipas tij ka nevojë për ndryshime thelbësore në strukturat e shtetit.

Sotiraq Hroni: Drejtori ekzekutiv të Institutit për Demokracinë dhe Ndërmjetësim,  Sotiraq Roni: Është bërë pak si rutinore ky ndërrimi i drejtorëve. Ajo që nuk më pëlqen është se ka disa emra që janë ndërruar në 5 pozicione të ndryshme në 4-5 drejtori të ndryshme dhe kjo gjë nuk thërret për mirë.  Nuk e di se çfarë mund të bëjë një drejtor policie për 5-6 muaj. Gledis Nano përmendi nevojën për reforma të ndryshme strukturore, si dhe nevojën për të studiuar, me qëllim për të bërë ndryshimet e duhura.  Në këtë drejtim mbështetja mbi evidenca dhe studime është një nga gjërat e duhura që ka nevojë policia e shtetit. Ndryshimet në ligjin e policisë duhet të mbështeten në studime sepse ka nevojë për ndryshime të rëndësishme strukturore.  

Më tej tha se policia duhet të jetë pranë qytetarëve dhe rasteve të veçanta që janë shqetësim për ta.

Sotiraq Hroni: Një nga gjërat që lidhet me emërimin e drejtorëve është afrimi i policisë me komunitetin. Gjërat duhet të kenë një qasje institucionale. Çështja është se si policia duhet të jetë pranë qytetarëve dhe rasteve. Ka nevojë për ndryshimin e raporteve midis komisariateve të policisë dhe drejtorive të qarqeve. Drejtoritë e qarqeve nuk e kanë treguar efektivitetin  tyre si pjesë drejtuese e policisë së qarqeve. Komisariati është shumë i kufizuar në kompetenca, në financa dhe në burimet njerëzore për t’u marrë me komunitetet vendore në mënyrë të drejtpërdrejt.

Përsa i përket Drejtorit të Policisë së Përgjithshme së Shtetit, Gledis Nano, Roni u shpreh se ky i fundit kërkon që të ballafaqohet më problematikat.

Sotiraq Hroni: Ka dhe shumë dukuri të tjera, vendi duhet të kishte katër drejtori rajonale sipas qarqeve. Ndërkohë që në nivel Bashkisë çështjet duhet të lëvizin në mënyrë horizontale në partneritete me institucionet e tjera. Është hera e parë që një drejtor policie del konference shtypi dhe thotë listën e emërimeve, kjo tregon se ai kërkon që të ballafaqohet më problematikat. Nëse do vazhdojmë që të vlerësojmë ose të artikulojmë se policia drejtohet nga sipër në s’kemi realizuar asgjë, policia mundësisht duhet të drejtohet nga qytetarët. Një drejtues policie duhet të kuptojë se agjenda e tij drejtohet nga qytetarët.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjini.