Sapo kishte dalë nga spitali, 32-vjeçari përplaset me makinën në Berat, në gjendje të rëndë për jetën

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme (19 tetor) në rreth-rrotullimin në afërsi të Urës së Goricës në Berat.

Një 32-vjeçar që shpërndan pizza në qytet ka rrëshqitur me motor dhe është përplasur me një makinë që udhëtonte përpara tij.

Përplasja e motorit me mjetin tip "Volvo" ka qenë e fuqishme. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit Erjon Gjeçi, 32-vjeç ka marrë plagë të rënda në kokë e trup.

Ai është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 32-vjeçarit paraqitet kritike, për shkak se ai vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga spitali, ku kishte kryer një operacion.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore që po kryejnë këqyrjen e vendit të aksidentit, ndërkohë që është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën e tij drejtuesi i mjetit tip "Volvo", Geri Sulkaj, 24-vjeç.

urimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia e motorit,që për shkak të lagështirës në rrugë ka rrëshqitur dhe i ka rënë nga prapa Volvos./OraNews/