Berisha: Republikanët shpalljen non grata e quajtën hakmarrje të Sorosit, për Bashën kanë vlerë intrigat
Nga “Foltorja” e radhës nga Dibra, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Basha nuk u rreshtuar me drejtuesit e Partisë Demokrate ne SHBA që e quajtën shpalljen non grata si hakmarrje të Sorosit.
Ai tha se këto për ish-kreun e PD-së nuk kishin vlerë, por vetëm kurthi dhe intriga e Ramë e Sorosit ndaj Berishës.
Berisha: Ish-kreu i PD-së, në vend që të rreshtohej me drejtuesit e partisë Republikane, përfaqësues të tjerë të shquar që e quajtën shpalljen time non-grata si një hakmarrje të Sorosit dhe të Edi Ramës. Ata kishin hetuar dhe nuk kishin gjetur asnjë provë për korrupsion ndaj meje, por se ishte një vendim i diktuar nga Soros. Ata thanë se DASH ka përdorur ligjin si armë politike për të ndëshkuar rivalët politikë të Ramës, nën ndikimin e Soros.
Këto për ish-kreun e PD-së nuk kishin vlerë, por vetëm kurthi dhe intriga e Ramës e Sorosit ndaj meje. Që ditën e parë unë i jam drejtuar gjykatës në Partis edhe padita për shpifje personin që më shpalli non grata.
