Zyra arsimore e Tropojës emëron nëndrejtor gjimnazi, 36 vjeçarin e dënuar për "Shpërdorim detyre"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2021, 16:19
Zyra Arsimore e Tropojës ka emëruar si nëndrejtor të shkollës së Mesme të Fierzës një person të dënuar me vendim të formës së prerë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Mësohet se Alfred Alfredaj është arrestuar në vitin 2014 pasi u akuzua se gjatë viteve 2012- 2013 kur ka qenë drejtor gjimnazit të përgjithshëm të Tropojës kishte pajisur me diploma persona që nuk kanë qenë nxënës të kësaj shkolle.
Megjithëse ndaj kësaj akuze 36 vjeçari ka një vendim të formës së prerë gjykate, sërish zyra arsimore e Tropojës nuk ka nguruar ti japë sërish një pozicion të lartë, si ai I nëndrejtorit në shkollë e Mesme të Fierzës.