Berisha: Lidershipi i PD-së ka humbur besimin të anëtarësisë, do të rishkruajmë programin e partisë

Nga “Foltorja” e radhës nga Dibra, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se lidershipi i PD-së ka humbur besimin masiv të anëtarësisë së saj.

Ai tha se do të shkruhet edhe programin i partisë që do të paraqitet në Kuvend duke pretenduar për një riformim të PD-së.

Berisha: Lidershipi i PD-së ka humbur besimin masiv të anëtarësisë së saj. Atëherë, me çfarë do t’i rikthehem këto? Me transparencë. Unë ju ftoj të gjithëve që të vijnë dhe të flasin mendimet e tyre. Kjo është demokracia. Ne nuk do të largojmë njeri, por duhet të respektojmë forumet dhe parimet mbi të cilat jemi ndërtuara.

Ne do të shkruajmë edhe programin dhe do ta paraqesim në Kuvend. Mund ta quani edhe riformim nëse doni, por ajo duhet të ringrihet. Të gjithë jemi demokratë, por mbi Bashën rëndojnë 4 disfata. Ju mund të mos më doni mua, por ju mendoni se si mund të kesh besim në një person që kalon nga humbja në humbje.