“Foltorja” e Berishës zhvendoset sot në orën 17:00 në Peshkopi

Ish-kryeministri Sali Berisha do të vazhdojë ditën e sotme në qytetin e Peshkopisë, me atë që e quan si ‘Foltoren’ për një PD më të fortë dhe më të hapur.

Ai përmes një postimi në Facebook fton të gjithë demokratët që të jenë pjesëmarrës në orën 17:00, në Pallatin e Kulturës.

Berisha: Sot në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës në Peshkopi “Foltorja”! Ftoj demokratët dhe demokratët e Dibrës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë! Sb.

Berisha i nisi këto takime pas vendimit për përjashtim nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha.

Qysh pas këtij vendimi PD ka pësuar një krisje në raport me simpatizantët e saj, duke u rreshtuar disa me Berishën e disa me Bashën, si dhe duke bërë që ish-kryeministri të lëshojë akuza të forta ndaj Bashës.

Berisha nga ana e tij kërkon që të mbajë një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e Bashës.