Bushka: Ne mbi reformën në drejtësi nuk negociojmë, ka çështje për diskutimi, por nuk është koha
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja socialiste Klotilda Bushka u shpreh se Reforma në drejtësi e nis me partnerët ndërkombëtarë dhe do t’i shkohet deri në fund me ta.
Ajo tha se mazhoranca nuk negocion mbi reformën e drejtësisë duke theksuar se ka çështje për të diskutuar, por ky nuk është momenti.
Bushka: Reformën në drejtësi e kemi nisur me partnerët ndërkombëtarë dhe do t’i shkojmë deri në fund me ta. Por një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë, ne mbi reformën në drejtësi nuk negociojmë. A ka çështje të cilat do të duhet që të diskutohen mes palëve.
Këto janë çështje që kërkojnë kohë dhe momentin e duhur dhe ky nuk është ai moment. Ne kemi paraqitur propozimin për ndryshimin e një neni kushtetues, për të zgjatur afatin e organeve të Vettingut. Askush nuk mund të vijë dhe të na thotë që do të bëjmë këtë nëse bëjmë këtë gjënë tjetër.
