"Ju nuk ju kap ligji" Juristja debaton me deputeten e PS-së në studion e "Drejt"
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja socialiste Klotilda Bushka ka debatuar me juristen Enida Bozheku lidhur me reformën në drejtësi.
Bushka tha se kjo është një reformë për gjithë shqiptarët, ndërsa Buzheku u shpreh se për shkak të ndryshimeve në kushtetutë kodet e rëndësishme janë akoma gjysmake.
Bushka: Kjo është një reformë për gjithë shqiptarët.
Bozheku: A është një reformë e drejtë për të gjithë kjo, se ne juristët kur hapim kodet, shohim që shumë kode janë gjysmake. Janë të gjitha ligje organike që kanë ardhur si pasojë edhe e ndryshimeve e kushtetuese.
Bushka: Reforma në drejtësi është tërësore. Njerëzit duan të dinë të vërtetën.
Bozheku: Sigurisht që duan ta dinë, por nuk duan të dëgjojnë xhirim fjalësh.
Bushka: Edhe unë të vërtetën flas se mbaj një mandat që përfaqëson qytetarët. Unë mbaj përgjegjësi dhe më gjykojnë qytetarët.
Bozheku: Nejse, se ju nuk mbani përgjegjësi sepse nuk ju kap ligji, ndërsa unë jam e lirë sepse më zë ligji.
