Foto/ Çfarë po ndodh me ishullin misterioz që duket si një vrimë e zezë në Google Maps?

Një ishull misterioz që shfaqet "i zi" në Google Maps ka hapur një debat të nxehtë në rrjetet sociale, në lidhje se ishullin që shfaqet si një vrimë e zezë në hartë.

Sipas një artikulli në gazetën "Sun", gjithçka filloi me një përdorues të platformës 'Reddit', i cili postoi foton përkatëse, duke shkruar në mbishkrim: "Çfarë po ndodh ... çfarë është kjo, nuk duket si një ishull".

Koordinatat për vendndodhjen e ishullit nuk janë dhënë akoma.

Foto/ Çfarë po ndodh me ishullin misterioz që duket si një

Siç tregohet në foton e publikuar, ishulli ka një formë trekëndore, me dallgët që përplasen  në brigjet e tij, por brendësia e ishullit duket si një vrimë e zezë.

Sidoqoftë, përdoruesit e 'Reddit' kanë përgjigje, si gjithmonë: "Mendimi im i parë ishte se ai është censuruar. Ndryshe nuk do të kishte kuptim që një formacion natyror të ishte i zi".

Vende të tjera që janë "nxirë" në Google Maps përfshijnë Sandy Island, të zbuluar nga Kapiteni Cook në fund të viteve 1700 dhe një zonë në Himalajet.