Video/ Tërmet i fortë në Indonezi, humbin jetën 3 persona nga rrëshqitja e dheut

Tre persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën sot në një tërmet që tronditi ishullin turistik të Bali, sipas Agjencisë Indoneziane të Menaxhimit të Fatkeqësive.

Tërmeti, me madhësi 4.8 të shkallës Rihter, goditi ishullin në një thellësi relativisht të cekët prej 10 km në verilindje të qytetit të Banjar Wanasari.

 

Tërmetet me thellësi të vogël  në përgjithësi shkaktojnë dëme më të mëdha sesa tërmetet që ndodhin në një thellësi më të madhe.

Dy persona u vranë nga rrëshqitja e tokës e shkaktuar nga  tërmeti që varrosi shtëpinë e tyre në rrethin e Bangladeshit.